“Po ikim në Greqi për të festuar Shën Valentinin”, Çifti shqiptar kapet...

“Po ikim në Greqi për të festuar Shën Valentinin”, Çifti shqiptar kapet me marijuanë të fshehur në makinë

315
0
Shares

Një çift shqiptar, burrë e grua shqiptarë janë kapur dje në Greqi me 15 kg marijuanë. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar.

Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke. Ndalimi është bërë dje ndërsa lajmi u mësua sot.

Droga e paketuar në 16 pako ishte fshehur në portën e pasme të mjetit në një vend të improvizuar enkas. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqiperia për të festuar në Greqi festen e të dashuruarve.

Nuk bëhet publike mosha e tyre, ndërsa mësohet se operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY