VIDEO/Rindërtimi nga pasojat e tërmetit, Rama u kërkon qytetarëve sërish të bëjnë...

VIDEO/Rindërtimi nga pasojat e tërmetit, Rama u kërkon qytetarëve sërish të bëjnë durim

141
0
Shares

Kanë kaluar disa muaj nga tragjedia qe goditi Shqipèrinë me tërmetin fatal të 26 Nëntorit.

Ka ende banorë që qendrojnë jashtë dhe nuk kanë siguruar as një ndertesë apo nje zgjidhje optimale momentale. Kryeministri nga ana tjeter, flet per ide dhe plane, por asgje nuk ka nisur ne realitet.

Kryeministri Edi Rama, ne vend qe t’iu jepte zgjidhjen e kerkuar, sot dhe njehere u kërkoi durim qytetarëve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Njerëzit kërkojnë të dinë se kur do të kthehen në shtëpi. Duam të bëjmë një proces rindërtimi ku gjithçka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit. Është e nevojshme të bëhet pak durim. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë dezinformim”.

Sot, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë procesi i rindërtimit është në një fazë të re pasi tashmë janë zonat e përcaktuara për t’u zhvilluar dhe modelet e banesave individuale.

Kreu i qeverisë u shpreh se në ditët e ardhshme do të hapet procedura e garës ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do të ofrojnë ndihmën e tyre për zhvillimin e këtij projekti.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/853574768415723/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY