Dhënia me PPP e rrugës Orikum-Dukat, ish-deputeti tregon shifrën nëse tenderi do...

Dhënia me PPP e rrugës Orikum-Dukat, ish-deputeti tregon shifrën nëse tenderi do të bëhej nga Banka Europiane

103
0
Shares

Ish deputeti i PD Agron Shehaj në një analizë faktesh dhe të dhënash për rehabilitimin e rrugës Orikum-Dukat, thotë se nëse tenderi për të do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga qeveria, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Sipas Shehajt, secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro.

“Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin”,-shkruan Shehaj.

REAGIMI I PLOTE

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.

EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombetare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane. Pjesë e projekti është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë.

Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro.
Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë. Këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar.

Nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër.

Ndëshkimi i të korruptuarve është i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY