Kandidatët për drejtues të BKH në “kontrollin” e SHBA, ambasada: Ja disa...

Kandidatët për drejtues të BKH në “kontrollin” e SHBA, ambasada: Ja disa nga provat që po kalojnë

88
0
Shares

Ambasada e SHBA në Tiranë, njofton në një mesazh në “Facebook”, se kandidatët për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit po iu nënshtrohen disa testeve, frymëzuar nga praktikat më të mira të FBI.

Ambasada amerikane në Tiranë publikoi sot fotografinë e kandidatëve për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjatë fazës së testimit të tyre fizik dhe paralajmëroi se 6 prej tyre, do të kalojnë tanimë në fazën finale të përzgjedhjes: Në testin e makinës së të vërtetës dhe intervistën finale.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera.

Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157065454730838

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY