Prangosen 3 persona në Durrës dhe një në Fushë Krujë, zbardhen akuzat

Prangosen 3 persona në Durrës dhe një në Fushë Krujë, zbardhen akuzat

92
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar në qytetin e Krujës. Ai është ka tentuar të ushtrojë dhunë fizike kundrejt bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, policia rrugore e Durrës it, në vijim të punës së tyre për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. P., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka goditur një mjet tjetër e më pas bordurën.

– E. M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

– L. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen E. K., 6 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY