Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: E paralajmëruam se kishim indicie nga hera e fundit

Ndaje

Në një deklaratë për median edhe ministrja e Drejtësisë e quajti skandaloz vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles.

Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit ku paralajmëronte lirimin e të dënuarit me burg përjetë.

“Veprim skandaloz lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm fenomen I ndodhur shpesh kohët e fundit është këmbanë alarmi. Ndihem e keqardhur edhe pse shqetësimin e kam adresuar që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në indicia apo dyshim mbi paanësinë e këtij gjykimi duke kërkuar verifikimin e këtij procesi. Shqetësimi ynë për Enkeleda Hoxhën është adresuar që pas lirimit të Genc Tafilit nga e njëjta gjyqtare”.

Vendimi për lirimin nga burgut të Endrit Dokles, u dha nga gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove.

Gjykata e Krujës fillimisht i ka konvertuar burgun përjetë në burg me 25 vite burg për sjellje të mirë dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tij, me arsyetimin se ka kryer tre të katërtën e dënimit, po me arsyetimin për sjellje të mirë.

Prokuroria theksoi se vendimi nuk shpërfill vetëm dënimin me burg përjetë për të, por edhe një dënim që i Endrit Dokle e ka marrë në vitin 2013 me 16 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga qelia ku vuante burgun përjetë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje