E rëndë në Kamëz, sherr mes disa personave për makinën, merret peng...

E rëndë në Kamëz, sherr mes disa personave për makinën, merret peng një prej tyre

107
0
Shares

Disa persona pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi e kanë dhunuar, kanë futur një prej tyre me forcë në makinë.

Ngjarja mësohet të jetë ndodhur në rrugën “New York” ne Kamez. Policia ka dhene dhe detajet e para.

kamez/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY