Basha reagim të ashpër pas padisë të Ramës për Haradinajn: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar! Duhet revoltë

Ndaje

Edhe lideri i opozitës, Lulzim  Basha i eshtë bashkuar reagimeve pas padisë që kryeministri Edi Rama ka depozituar ne gjykaten e Prishtinës për shpifje ndaj kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj.

Basha e cilëson pseudo-padi, ndersa kerkon refuzimin dhe revolten legjitime ndaj kryeministrit Edi Rama, pas këtij falimenti politik dhe moral.

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”,-shkruan Basha ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje