FOTO/Tjetër denoncim për biznesin e vogël, PD: Nuk kanë më asnjë fitim,...

FOTO/Tjetër denoncim për biznesin e vogël, PD: Nuk kanë më asnjë fitim, po shkojnë të gjithë drejt falimentit

36
0
Shares

Në takimet me biznese të vogla në zonën e Paskuqanit, bashkë me Antonin dhe Akilin, , Dorian Teliti shkruan se kanë parë dëshpërimin në sytë e tregtarëve të vegjël të cilët po përballen me qëndrimin e mallit stok, pasi nuk po shesin më asgjë nga produktet e tyre.

Sipas asaj qe ata vunë re, qytetaret nuk kanë më lekë, kësisoj nuk ka më blerës por ka vetëm lista për ushqimet bazë, ndërkohë që shteti kujdeset që tu sjellë taksidarët në dyert e bizneseve që po u falimentojnë.

Teliti shprehet se ë pamundësisë për të mbijetuar, perfaqesues te biznesit thonë se si zgjidhje të vetme shohin: të ulin qepenat e të marrin rrugët e emigrimit, ndërsa përvec taksave që u duhet ti paguajnë ose me borxhe ose me atë pak tregti që bëjnë, cmimi i lartë i energjisë është një tjetër problem që ata kanë.

“Situatë mjerane, tregues i një ekonomie që ka marrë tatëpjetën. Kjo situatë është e papranueshme e duhet të marrë fund. Nëse ndalon së funksionuari dhe së qarkulluari paraja nga biznesi i vogël atëherë mbyllet një nga aortat kryesore për të mbajtur në jetë këtë ekonomi, të cilën Edi Rama për 6 vjet bashkë me oligarkët e tij po e con drejt humnerës.

Partia Demokratike është gatshme të ofrojë zgjidhje për këtë situatë.Plani ynë ka gjetur mbështetjen edhe nga biznesi i vogël, i cili e sheh si dritë shprese përtu rimëkëmbur.
PD angazhohet për:Zero TVSH dhe zero Tatim Fitim për cdo biznes me xhiro deri në 140mijë $ në vit (ose deri në 350 $ në ditë), taksim të vetëm në masën 0.5% të xhiros.
Ulje të cmimit të energjisë, heqje të taksës Rama mbi karburantet, ulje të sig.shoqërore (9%+9%).Bashkë me zgjidhjen për biznesin ne do ia dalim të rimëkëmbim ekonominë e shqiptarëve.#stoprrënimitekonomik’,-përfundon shkrimin e tij Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY