“Prokuroria ka prova për të vepruar mbi Dvoranin”, Meta: Rasti është tmerrësisht...

“Prokuroria ka prova për të vepruar mbi Dvoranin”, Meta: Rasti është tmerrësisht flagrant

50
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për mediat, pasi dha dëshminë e tij në Prokurori, ku u pyet lidhur me kallëzimin që ka ngritur në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Meta tha se veprat penale që ka kryer Dvorani janë të qarta, dhe se shpreson që prokuroria të bëjë detyrën e saj, duke mos rënë pre e presioneve.

Të gjitha provat deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasin Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione’, është shprehur presidenti Meta për mediat.

Besoj se kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese në vijim të të gjithë provave dhe dokumentave. Rasti është tmerrësisht flagrant dhe unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Mendoj se kjo është një provë e madhe për të gjtihë ardhmen e reformës në drejtësi.

Të gjitha provat e depozituara deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë. Kjo është një çështje të cilës askush s’mund t’i shmanget përsa i takon shterimit të saj të plotë. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do të bashkëpunojmë me prokurorinë, pasi ky është një rast tejet flagrant”-u shpreh Meta.

LIVE – Prononcim për mediat nga Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Tiranë

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 10 décembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY