Aksidenti fatal, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Sauk

Ndaje

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit pak orë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën një 17-vjeçari në Sauk.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.F., i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ teksa ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi me inicialet K. V., si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje