“Do prishen 8 banesa”, Banorët e Unazës prej mëngjesit presin IKMT-në me...

“Do prishen 8 banesa”, Banorët e Unazës prej mëngjesit presin IKMT-në me shkopinj e sfurqe

42
0
Shares

Paralajmërimi se këtë të hënë do të ndërhyhej në Unazë i ka gjetur banorët me shkopinj e sfurqe për të mbrojtur atë që e quajnë pronën e tyre.

Mësohet se nga ana e IKMT-së, janë parashikuar të shemben 8 banesa që janë në vijën e projektit të Unazës së Re.

Nga ana e tyre banorët kanë paralajmëruar edhe përplasje me policinë nëse tentohet që të prishen banesat e tyre. Në mbështetje të tyre ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili është shprehur se banorët duan dialog për t’i dhënë zgjidhe çështjes.

Punonjësit e IKMT-së kanë qenë të enjten pranë Unazës së Re për të bërë njoftimin e  përfundimit të afatit, për lirimin e banesave.

Prej më shumë se 1 viti banorët e kësaj zone në Tiranë janë në protestë, ndërkohë që tenderi për lotin 1 nga sheshi Shqiponja tek Pallati me Shigjeta është anuluar për parregullsi 2 herë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY