Shtyhet seanca për bandën e Shullazit, akuza gjyqtares: Ti s’na garanton drejtësi

Shtyhet seanca për bandën e Shullazit, akuza gjyqtares: Ti s’na garanton drejtësi

54
0
Shares

Seanca për grupin e Emiljano Shullazit është shtyrë edhe sot, për shkak se mungonin avokatët. Por ndryshe nga seancat e tjera anëtarë i grupit të Shullazit, Endri Zela, ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Albana Boksi.

Avokati i Endri Zelës mungonte pasi kishte konflikt interesi me gjyqtaren. Gjykata kishte caktuar një avokat të gatshëm, por avokatja Eralda Brahimasi kishte dorëzuar një raport mjekësor. Gjykata nuk e ka pranuar këtë raport sepse ishte jo ligjor dhe tha se do referohet si mungesë profesionale për këtë avokate.

Kjo ka bërë që Endri Zela të akuzojë gjyqtaren Albana Boksi se s’mund të garantojë një proces të drejtë.

Kam kërkuar dorëheqjen tëndë. Ti nuk garanton një proces të rregullt ligjor dhe të drejtë. Po i imponohesh procesit, do të gjykosh me çdo kusht. Ti s’na garanton drejtësi”, – u shpreh Endri Zela.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY