Përplasja/Socialistët “i sulen” Metës: Eshtë dashakeqës, do të bllokojë Kushtetuesen

Përplasja/Socialistët “i sulen” Metës: Eshtë dashakeqës, do të bllokojë Kushtetuesen

31
0
Shares

Socialistët ia kanë nisur me sulme ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit u kërkoi të repsektojnë Kushtetutën në përzgjedhjen e anëtarit të dytë të Kushtetueses. 

I pari ka qene Balla, Kryetari i grupit parlamentar të PS, i cili thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hallin të merret me kandidatë që sipas tij kanë fituar besimin e tij.

“Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Le të dalë ai zotëria dhe le të thotë është kështu apo jo. Kjo është troç, lërini dënglat”,-shprehet ai.

Ndërkohë, Kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, duke ftuar deputetët të votojnë dy kandidatet për Gjykatën Kushtetuese, e ka cilësuar dashakeqës Presidentin Meta, i cili para nisjes së kësaj séance u bëri thirrje deputetëve të votojnë vetem 1 kandidat.

Do bllokojmë Kushtetuesen edhe për një vit? Ja që arsyetimi i Presidentit nuk është qëllimmire, është dashakeq, se me këtë interpretim synohet bllokimi i Kushtetueses. Kuvendi që i ka marrë listat në 14 tetor, brenda datës 13 nëntor ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të ushtrojë kompetencën për të zgjedhur dy anëtarët e Kushtetueses, dhe këtë e ushtron sot me votimin që do të kryhet sot brenda afatit 30 ditor”, u shpreh Ulsi Manja nga foltorja e parlamentit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY