Denoncimi i oficerit për Taulant Ballën: Ka plantacione të mëdha me kanabis...

Denoncimi i oficerit për Taulant Ballën: Ka plantacione të mëdha me kanabis në Librazhd, presion Prokurorisë të mbyllë dosjen

186
0
Shares

Emri i Taulant Ballës është përmendur sërish ne nje denoncim të njè oficeri, i cili i dërgon mesazhin ish-kryeministrit Berisha.

Duke iu referuar mesazhit të oficerit të policisë gjyqësore në Elbasan, akuzohet deputeti i PS-SË Taulant Balla, si koka i grupit të trafikantëve që kanë disa plantacione me kanabis në Librazhd.

DENONCIMI I PLOTE

“Taulant Bego Yaris akuzohet për plantacione të mëdha te veta Kanabisi në Ostren “Taulant Bego Yaris akuzohet për plantacione të mëdha te veta Kanabisi në Ostren! Ai i bën presion të fortë prokurorise së Elbasanit për mbylljen e dosjeve të drogës”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan . Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit. Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne . Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit. Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone …

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY