VIDEO/Moti me shi, policia rrugore apel për shoferët dhe këmbësorët

VIDEO/Moti me shi, policia rrugore apel për shoferët dhe këmbësorët

121
0
Shares

Policia Rrugore, duke i referuar motit me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

“Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën”, thotë policia rrugore.

Gjithashtu policia thotë se një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën.Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.#Kujdesmaksimalpërtëarrriturisigurtnëdestinacion

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 6 novembre 2019

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY