Detaje nga operacioni për Alvinin, pritet të niset nga Damasku drejt Italisë

Detaje nga operacioni për Alvinin, pritet të niset nga Damasku drejt Italisë

80
0
Shares

Dy ditë pas lajmit për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës, publikohen detaje të reja nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, prej 5 vitesh në kampin nën pushtetin kurd.

Burime nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane të kontaktuar me telefon nga Report Tv, tregojnë se Alvin Berisha ka dalë nga kampi tre ditë më parë dhe sot ka mbërritur ne kryeqytetin sirian.

Këto tre ditë ai ka qëndruar në një vend te sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e sotme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e nesërme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij.

Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Gjysmë Hëna e kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq nderkombetare, nderkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Këto të fundit deri në këtë moment nuk kanë dhënë asnjë konfirmim mbi zhvillimet e operacionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY