Drogë sërish në portin e Pireut, kapen 700 kg kokainë në kontejnerin e bananeve

Ndaje

Kapet një tjetër sasi e madhe kokaine në portin e Pireut.  Sipas Kathimerinit, mësohet se sasia e kapur është më shumë se 700 kg kokainë, e cila ishte e fshehur në konteinerë.

E gjithë droga ishte vendosur poshtë bananeve. Pritet një konferencë nga policia greke, e cila do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij operacioni. Do të mësohet vendi nga vinte kokaina dhe destinacioni.

Ndërkohë një ditë më parë, po kjo media zbuloi detaje nga droga e kapur disa ditë më parè. Sipas saj, janë bllokuar deri tani 700 kilogramë kokainë me destinacion Durrësin dhe Selanikun, sasi kjo që ishte fshehur në 12 kontejnerë të ngarkuar me banane.

Autoritetet greke dyshojnë se pas drogës qëndron mafia shqiptare dhe kjo sasi mendohet se ishte porosi e dy grupeve me aktivitet të shtrirë në Elbasan dhe në Fier.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje