Mbyllet fushata 10 ditore, të dielën Kosova voton

Mbyllet fushata 10 ditore, të dielën Kosova voton

60
0
Shares

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote nesër pritet t’u drejtohen kutive të votimit.Rreth 2 milionë qytetarë të Republikës së Kosovës gëzojnë të drejtën për të votuar nesër, më 6 tetor, dhe për të vendosur se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta Express.

KQZ ka publikuar në faqen e saj zyrtare adresën e saktë për çdo qytetar se në kë qendra votimi duhet të votojë, të cilat do të hapen ora 07:00 e deri në orën 19:00. Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Dje partitë politike mbyllën zyrtarisht fushatat e tyre elektorale, ndërsa sot është heshtje zgjedhore. Fushata zgjati 10 ditë që nga 25 shtatori, ndërsa kandidatët dhe partitë shpalosën platformat e tyre para elektoratit.bSipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, në total numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë erdhën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u mor në pyetje nga Gjykata e Hagës në lidhje me krimet e luftës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY