Qytetarët denoncojnë 19-vjeçarin në Tiranë, i riu vihet në pranga, çfarë zbuloi...

Qytetarët denoncojnë 19-vjeçarin në Tiranë, i riu vihet në pranga, çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Qytetarët në Tiranë kanë denoncuar një 19 vjeçar, i cili pas ndërhyrjes së policisë është arrestuar.  Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, i riu shiste drogë në lagjet e kryeqytetit të cilat i mbante në çantën e dorës në doza të vogla.

Informacioni i marrë nga qytetarët dhe reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 vë në pranga një 19-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 26 doza, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas në zonën e ish-Bllokut dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë reaguar në kohë, në bashkëpunim edhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në zonën e ish-Bllokut dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjetën në çantën e krahut doza me lëndë narkotike, me peshë 26.4 gramë, gati për shpërndarje.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Policia falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton sërish të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim në kohë e të paanshëm”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY