VIDEO/Tërmeti 5 ballë godet Stambollin, shihni si lëkundet pallati shumëkatësh

VIDEO/Tërmeti 5 ballë godet Stambollin, shihni si lëkundet pallati shumëkatësh

136
0
Shares

Këto janë pamjet e frikshme të publikuara nga mediat turke ku duket se si shkundet ky pallat shumëkatësh nga tërmeti.

Stambolli është goditur nga një tërmet tjetër, i cili ka qënë rreth 5.7 ballë. Fatmiresisht nuk ka patur asnjë të lënduar, por paniku ka mbërthyer qytetarët.

Independent shkruan se disa zyra dhe shkolla u evakuuan përkohësisht. “Ndjemë ndërtesat të dridheshin, ishte e frikshme”, kanë thënë dëshmitarët.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në “Twitter” se nuk ka raportime për dëme dhe njerëz të lënduar. Tërmeti raportohet të jetë ndjerë edhe në provincat fqinje. Të martën, një tërmet me magnitudë 4,6 goditi gjithashtu Silivrin.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY