Shkrimi për ‘Korporatën e Investimeve’/Media e huaj citon ish-deputeten: Ligji i Ramës,...

Shkrimi për ‘Korporatën e Investimeve’/Media e huaj citon ish-deputeten: Ligji i Ramës, pengesë për procesin e integrimit

51
0
Shares

Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë shkruar gjerësisht për hapjen e negociatave dhe vendimin e Këshillit Europian me datë 16 si dhe vendimet respektive të vendeve të BE. Vende si Gjermania, Holanda dhe Franca kanë qenë skeptike për çështje që lidhen me zgjedhjet, kriminalitetin, rritjen e trafikut të drogës apo dhe migracionin.

Ndërkohë që vende si Greqia kanë pasur prioritet çështjen e të drejtave të njeriut dhe të respektimit të minoriteteve e në veçanti, të respektimit të pronës. Në një shkrim të fundit, media prestigjoze “Citizens Truth”, ka shkruar për ligjin shumë të debatuar të Korporatës së Investimeve.

Kjo gazetë në analizën e saj e citon ligjin si korruptiv,  klientelist, por ajo që është më e rëndësishme, në shkelje dhe të së drejtës së pronës. Në shkrim citohet dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që thotë: “Ligji do t’i japë pronësi dhe pushtet absolut arkitektit të këtij ligji, që në fakt është Edi Rama”.

“Ai do të jetë një njeri që do të marrë në kontroll çdo pronë publike dhe/ose private duke i dhënë super pushtet oligarkëve, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin mbi pronësinë, në kundërshtim me ligjet organike dhe ato të pushtetit vendor dhe së paku të tre ligjeve të tjera, që rregullojnë asetet publike dhe raportet me pronën.”

Tabaku, në emër të Partisë Demokratike, ka ngritur muajt e fundit shqetësim për Korporatën e Investimeve, e cila është krijimi i një organizmi që do të luajë një rol jashtë strukturave shtetërore për të shpërndarë prona publike dhe private në zona prioritare. Ligji u tërhoq nga qeveria për ndryshime por përsëri thelbi mbetet i njëjtë.

Më poshtë shkrimi i plotë:https://citizentruth.org/will-edi-rama-trick-the-greek-government-over-eu-albania-accession-talks/

A do ta “gënjejë” Edi Rama qeverinë greke per hapjen e negociatave me Shqipërinë?
Image

Edi Rama duhet të respektojë drejtat bazë të demokracisë si dhe të drejtat e njeriut për të gjithë.

Komisioni Europian rekomandoi në 29 Maj nisjen e hapjes së negociatave për BE në lidhje me Shqipërinë. Gjithsesi, për shkak të një krize të thellë politike në Shqipëri dhe të zgjedhjeve të fundit, në 18 qershor Këshilli Europës deklaroi se do të shtynte vendimin në tetor 2019.

Në 18 tetor, Këshilli do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të fundit pritet që të marrë dritën jeshile dhe potencialisht të lërë Shqipërinë pas nëse një vendim për të refuzohet hapja e negociatave apo me një status të “varur” që do të thotë një listë të re kushtesh për t’u përmbushur nga qeveria shqiptare.

Maqedonia e Veriut do të nisë negociatat në fillim të Janarit, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm pasi të ketë plotësuar një listë të gjatë me kushte   – vetëm javën e shkuar Gjermania deklaroi se kishte nëntë kushte që Shqipëria duhet të plotësonte përpara se të hapen negociatat. Këto kushte përfshijnë funksionimin e institucioneve gjyqësore, si fjala vjen Gjykata Kushtetuese që ka qenë jashtë funksionit për thuajse dy vjet; adaptimi dhe implementimin e Reformës Elektorale që do të kërkonte me gjasë zgjedhje të parakohshme;  një gjykim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese sa I takon zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 që janë mbajtur pa opozitën dhe tërësisht në stil komunist, sikundër dhe një kërkesë të rëndësishme që do të merret me luftën kundër korrupsionit, reforma administrative dhe kështu me radhë.

Gjermania, Franca, Holanda dhe disa vende të tjera të BE janë skeptike në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë si pasojë e një progresi të ngadaltë dhe akuzave të shumta për korrupsion, trafik droge dhe krim të organizuar.

Një lajm të keq për Shqipërinë mund ta marrë edhe nga Greqia, kjo e fundit në mënyrë të vazhdueshme ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për detyrimin e saj karshi Kriterit të Kopenhagenit (parimeve bazë që përcaktojnë mundësinë për hyrjen në BE), respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve. Kryeministri grek Qirjako Micotaqis, në prani të mediave vendase dhe të huaja kërcënoi se mund të ndalonte hyrjen e Shqipërisë në BE nëse qeveria shqiptare nuk do të respektonte minoritetin grek në Shqipëri.

“Jam shumë i qartë në këtë pikë, ia kam transmetuar këto shqetësime si presidentit Macron, kryeministrit holandez  Route dhe kancelares  Merkel pasi bisedimet pritet të nisin në tetor në Këshillin e Europës. Ne nuk jemi në një mendim. Ne duhet të shohim qendrim të ndryshuar të qeverisë shqiptare karshi minoritetit grek,” u shpreh Mitsotakis .

“Nuk janë aty ku duhet ende” qe edhe mesazhi I ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, I cili tha se “në kontekstin për hapjen e negoiciatave (për të cilat BE I ka bërë kushtet e qarta), ne do të vazhdojmë të monoriojmë nga afër Shqipërinë dhe plotësimin e 5 prioriteteve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe respektin që ka kjo qeveri ndaj minoriteteve dhe të drejtave të njeriut.”

Korporata Shqiptare e Investimeve – Një vjedhje korruptive e tokës

Shqipëria është duke u përpjekur që të përmbushë Kriteret e Kopenhagenit dhe të përmbushë kërkesat për institute demokratike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme – kjo e fundit u shkel me të dyja këmbët përmes zgjedhjeve të stilit dictatorial në 30 qershor 2019. Zgjedhjet u mbajtën me në fletë votimi vetëm një parti politike dhe u numëruan vetëm nga një parti dhe normalisht u fituan nga partia e vetme në garë megjithëse më shumë se 85% e shqiptarëve nuk votuan. Gjithashtu, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë një shqetësim serioz për Greqinë që kohët e fundit është shumë e shqetësuar me një iniciativë të dyshimtë nga Edi Rama dhe qeveria e tij e quajtur Korporata Shqiptare e Investimeve.

Ky institucion i ri do tëkonsolidojë nën kontrollin e tij pronat publike dhe asetet e tjera, dhe t’i përdorë ato si mjete “për të nxitur investimet private”. Ky institucion përfaqëson kanalizimin e çdo prone private dhe publike të qytetarëve shqiptarë që të shkojnë në duart e kryeministrit Rama. Kjo do të thotë që tokat e minoritetit grek në Himarë, Vlorë dhe Sarandë do të merren nga kryeministri Rama apo oligarkëve pranë tij.

Marrja me dhunë e tokës të qytetarëve të zakonshëm dhe transferimi I pronësisë tek disa investitorë jo vetëm shkel të drejtat e njeriut për gjithë pronarët e tokave në Shqipëri por edhe të drejtën e pronës për minoritetin grek.

Gjithashtu, kjo iniciativë kryhet qartësisht për pastrimin parash. Me këtë Korporatë qeveria e Ramës do të kthehet në “de facto”, oligarka e vetme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe partneri më i madh i oligarkëve.

Kjo Korporatë u denoncuar nga kryeministri i dikurshëm Sali Berisha, i cili deklaroi në një televizion kombëtar se agravimi i relatave mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me minoritetet, lidhej me një mega skandal të madh të pronave në jug, mbi të gjitha të atyre në bregdet.

“Kjo është një goditje e madhe dhe vendimtare e Edi Ramës” u shpreh Berisha “për të vjedhur çfarë ka mbetur nga prona e qytetarëve në favor të oligarkëve të tij.”

“Ligji do t’i japë pronësi dhe pushtet absolut arkitektit të këtij ligji, që në fakt është Edi Rama” u shpreh ish deputetja e PD, Jorida Tabaku,. “Ai do të jetë një njeri që do të marrë në kontroll çdo pronë publike dhe/ose private duke I dhënë super pushtet oligarkëve. Në kundërshti me Kushtetutën dhe ligjin mbi pronësinë, në kundërshti me ligjet organike dhe ato të pushtetit vendor dhe së paku tre ligjeve të tjera që rregullojnë asetet publike dhe raportet me pronën.”

Pavarësisht se të gjitha institucionet ndërkombëtare FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti I Shtetit kanë kritikuar ligjin e Korporatës së Investimeve, Edi Rama ka vendosur të vazhdojë me planin e tij dhe të shkelë të drejtën e pronës së shumë qytetarëve shqiptarë dhe minoriteteve greke.

Si rezultat i presionit të autoriteteve greke për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, Qeveria Shqiptare e hoqi nga Fletorja Zyrtare në pranverën e 2019 vendimin 708 për marrjen arbitrare të pronave të minoritarëve.

Kjo manovër u bë vetëm për të gënjyer grekët për të marrë OK të tyre për hapjen e negociatave.

Në 19 shtator, një delegacion i Komisionit të Venecias vizitoi Tiranën për të diskutuar për çështjen shumë të debatuar të pronave.

Mbas takimit me delegacionin, ish-deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se ”Gjatë gjashtë viteve të fundit ka pasur një përkeqësim dhe shkelje të vazhdueshme të së drejtës së njeriut për pronën e cila nuk duhet të shihet vetëm si prioritet I BE por si një e drejtë kushtetuese. Edi Rama vit pas viti, vendim pas vendimi,ka miratuar vendime qeverie dhe ligje antikushtetuese duke i kthyer normat e shkelura në standart dhe sigurisht që Korporata e Investimeve është shkelja më flagrante, një mekanizëm që shpronëson përsëri pronarët në dobi të oligarkëve”

Por, vonesa e vendimmarrjes në 18 tetor si dhe diskutimet mbi të drejtën e pronës në Asamblenë e OKB-së planifikuar në Tetor me iniciativën e qeverisë Gjermane e kanë detyruar kryeministrin shqiptar që të kryejë një tjetër hile.

Në 16 shtator 2019 ai gjoja e amendoi ligjin vetëm për të implementuar ndryshimet e ngritura nga qeveria greke. Gjithsesi, kryeministri Rama mundet të vazhdojë të marrë pronat e minoritetit grek, manastiret dhe kishat në zonën bregdetare të Himarë-Sarandë. Loja që po luan Edi Rama është se, ndonëse ka ndryshuar mënyrën se si operohet me Prokurimet Publike, ende mbetet e fshehur dhe e panjohur rruga se si do të kryhen këto prokurime.

Pra pronat private mund të merren nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe më pas t’u jepen oligarkëve të Ramës.

Kjo hile ndaj autoriteteve greke dhe shkelja edhe tallja me pronën nga kryeministri Rama është e patolerueshme.

Rama bën lëvizjen e tij në OKB

Të hënën, Rama takoi kryeministrin grek Micotaqis në takimin e përvitshëm të OKB-së ndërsa në vendin e tij po kritikohet gjerësisht për mënyrën se si po e trajton krizën politike si pasojë e stilit komunist se si kreu zgjedhjet e 30 qershorit.

I qartë që vëllai i tij i madh Erdogan nuk mund ta asistojë atë në një moment kaq delikat, Rama do të vazhdojë të përdorë hiletë e tij për të bindur kryeministrin grek se planet e tij për shpronësime nuk do prekin minoritetin grek.

Por të nesërmen e 18 tetorit ai do të nisë marrëveshjet e tij me oligarkët e preferuar për të ndarë pronat private në interes të tyre dhe minoritetit grek do t’u rrëmbehet prona.

A do t’i gëlltisë qeveria greke gënjeshtrat e tij? A mundet që një kryeministër si Rama të besohet? A mundet një lider që nuk I bëhet vonë për njerëzit e tij dhe të drejtat bazë të njeriut apo të ardhmen europiane të vendit të tij të ketë kujdes të drejtat e minoritetit grek dhe të respektojë shqetësimet e homologut helen?

A mund të besohet Edi Rama kur vetëm disa javë më parë ai na tregoi një sjellje aspak shtetari duke mohuar se ka qenë me pushime në Greqi duke thërritur median greke që e raportoi, “kazan”?
Edi Rama duhet të respektojë Greqinë dhe të mos vazhdojë provokimet e tij siç ka bërë deri më tani. Së pari, duhet të respektojë principet bazë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut për qytetarët e tij dhe minoritetet. A nuk është në fund të ditës kjo baza mbi të cilën ngrihet BE?

Edi Rama gjithmonë ka treguar me gisht vendet e BE për dështimet e Shqipërisë, duke pohuar se ky është një problem I brendshëm I BE-së.…

“O hipokrit,” thotë Bibla “hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY