Arrestohet drejtuesi i mjetit ku udhëtonin 4 viktimat, policia ndërton skemën: Si ndodhi aksidenti tragjik në Elbasan

Ndaje

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit në të cilën po udhëtonin 4 viktimat, një ditë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Elbasan – Peqin. 36 vjeçari  Gëzim Koto  akuzohet për ” shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier” informon policia.

Policia duke ndërtuar rrethanat e aksidentit informon se ka qenë makina tip “Seat” ku udhëtonin viktimat e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga korsia duke u përplasur edhe me dy mjetet e tjera.

Viktimat janë Jonida Kotorri, 30 vjeç, banuese në Tiranë, Fatime Hoxha, 68 vjeç banuese në Cërrik, Fatushe Agolli 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  Lume Hoxha, 55 vjeç banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje