FOTO/U kap me 1 ton drogë në Janinë, zbulohet emri i shqiptarit që po i transportonte

Ndaje

Eshte zbuluar identiteti i te riut shqiptar i cili u kap me rreth 1 ton droge ne kufirin grek. Burime konfidenciale nga policia greke bënë me dije se ai është 30-vjeçari Mirjan Gjini, lindur në Gjirokastër.

Sasia gjigande e drogës, hashash i papërpunuar, me peshë 951.65 kg, u gjet në mëngjes nga Prokuroria e Drogës në Janinë në kryqëzimin Eleousa ku u arrestuar dhe 30-vjeçari shqiptar.

Në bazë të përllogaritjeve paraprake, mendohet se kjo eshte ngarkesa më e madhe e kapur gjatë këtij viti.

Por, mediat greke, shkruanin se  së fundmi se 30 vjeçari e kishte grabitur furgonin me te cilen po transportonte drogen  në Departamentin e Sigurisë në Patision, Athinë. Ndërkohë në cilësinë e provës material, Policia ka sekuestruar përveç lëndës narkotike edhe 3 telefona celularë, 300 euro si dhe automjetin tip furgon.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje