“Show e krijuar nga mazhoranca”, Maliqi për Metën: Veproi si burrë shteti,...

“Show e krijuar nga mazhoranca”, Maliqi për Metën: Veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile

41
0
Shares

Pak minuta para se Meta te ndodhet para Komisionit Hetimor për zhdekretimin e 30 qershorit, deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se e gjithë kjo situatë e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show.

Maliqi foli me tone të ashpra ndaj Kuvendit, duke deklaruar se ka braktisur misionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Maliqi i bëri thirrje faktorit politik, socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës.Sipas deputetit Maliqi, mazhoranca nuk është e interesuar për reformën zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY