VIDEO/Shmanget tragjedia në Lezhë, ndërhyjnë Forcat e Armatosura, ja çfarë ka ndodhur

VIDEO/Shmanget tragjedia në Lezhë, ndërhyjnë Forcat e Armatosura, ja çfarë ka ndodhur

50
0
Shares

Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës.  Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ministrja Olta Xhaçka ka njoftuar se xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, dhe që i përkisnin Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i ministres 

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

KLIKO VIDEO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY