“Zgjedhje të parakohshme po”, Basha i vendosur: Nuk ka Pazar me Edi Ramën

Ndaje

Lideri demokrat teksa është ndalur në Korçë ka treguar dhe njëherë bindjen se vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

· Procesi i votimit pa dekret
· Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces
· Votimi me 1 kandidat,
· Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- tha zoti Basha në Korçë.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”– theksoi lideri i opozitës.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje