Teatri/Rama i bindur për shembjen e godinës, këtë herë citon regjisorin e...

Teatri/Rama i bindur për shembjen e godinës, këtë herë citon regjisorin e njohur

32
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të flasë përmes citave të personazheve që shkojnë sipas mendjes së tij. E kthyer në “betejë” virtuale me të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Rama sot publikon fjalet e nje regjisori.

Rama ka zgjedhur sot mesazhin e regjisorit Altin Basha, i cili shprehet se duhet një godinë e re, pasi sipas tij, ajo godinë nuk, ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:
Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY