VIDEO/Sherri masiv në Jalë për ish-banoren e BB? Reagon Jaçe: Ja çfarë...

VIDEO/Sherri masiv në Jalë për ish-banoren e BB? Reagon Jaçe: Ja çfarë ka ndodhur

370
0
Shares

Në sezonin e verës gjithmonë janë të pranishme zënkat, konfliktet dhe sherret masive, të cilat kryesisht ndodhin në zonat që frekuentohen nga të rinjtë. Kjo situatë u përsërit nga  disa të rinj të cilët në orët e para të mëngjesit të së dielës u perfshine në sherr në një lokal nate në plazhin e Jalës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:30-03.00 të mëngjesit në ambientet e një lokali VIP në Jalë, ku dy grupe të rinjsh të cilët nuk ishin banorë të zonës u përfshinë në konflikt pasi kishin konsumuar alkool.

Fillimisht u tha se ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe ishte molla e sherrit, por ajo ka reaguar personalisht për të sqaruar zërat.

E kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Jaçe ka mohuar një lajm të tillë dhe është shprehur se aktualisht ndodhet me pushime në jug, por në Dhërmi e jo në Jalë.

“Unë jam në Dhërmi, prej disa ditësh. Nuk kam aspak lidhje me këtë ngjarje”, iu përgjigj Jaçe.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ dëgjohen britma dhe njerëz teksa largohen me shpejtësi nga ambienti i lokalit, e ndërsa në shkallë shihen njolla gjaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY