Dhunoi bashkëjetuesen dhe e shtyu drejt vetëvrasjes, i ngacmon seksualisht edhe vajzën,...

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e shtyu drejt vetëvrasjes, i ngacmon seksualisht edhe vajzën, pranga të riut

37
0
Shares

Një 33-vjeçar nga Fieri që banonte në Vlorë. ka rënë në prangat pasi akuzohet për vepra të rënda penale, si ‘shkaktim i vetëvrasjes’ dhe ‘ngacmim seksual’.

Nga hetimet, ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht edhe vajzën e bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen ‘Osman Haxhiu’ Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY