Trump takon Putinin, nuk mungojnë batutat: Mos ndërhyni me në zgjedhjet tona,...

Trump takon Putinin, nuk mungojnë batutat: Mos ndërhyni me në zgjedhjet tona, ju lutem

47
0
Shares

Është shoqëruar me shaka, takimi i fundit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin. Të ndodhur të dy në Japoni, Trump nuk mund ta kalonte pa një batutë, ku mes të gjithëve i tha: Dhe në zgjedhjet e ardhshme, ju lutem mos ndërhyni zoti President”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në Japoni pas 15 orësh udhëtim nga Uashingtoni. “Ne jemi vendi më i përfolur në botë për momentin dhe të gjithë dëshirojnë një pjesë tonën”, tha Trump.

Mes liderëve me të cilët Trump bisedoi, ishte dhe Presidenti rus, Vladimir Putin. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ne do të kalojmë momente mjaft të mira së bashku. Rezultate të shkëlqyera do të dalin nga kjo marrëdhënie”.

Kjo është hera e parë që dy liderët takohen pas përfundimit të hetimit të Prokurorit Special, i cili zbuloi se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Të shtunën, Trump do të takohet me homologun Kinez, Xi Jingping. Rezultati i bisedimeve të tyre për tregtinë do të ketë një efekt të rëndësishëm në ekonominë botërore. Në G20 do të shqyrtohet dhe çështja e tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit. Presidenti amerikan tha se shpreson që kjo çështje të zgjidhet me diplomaci, por nuk përjashton zgjidhjen ushtarake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY