N/kryetarja e Parlamentit italian: Italia te nderhyje shpejt ne krizen shqiptare

N/kryetarja e Parlamentit italian: Italia te nderhyje shpejt ne krizen shqiptare

64
0
Shares

Partia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Forza Italia, ka ndërmarrë një nismë parlamentare, duke i kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin e krizës politike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e Dhomës së ulët të Parlamentit italian dhe deputetja e Forza Italia, Mara Carfagna, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se Shqipëria është “në kaos” dhe se Italia duhet të ndërhyjë në mënyrë diplomatike.

“Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës. Nëse Italia dhe Bashkimi Europian nuk ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit”.

“Kompanitë shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe europiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht. Procesi i aplikimit të vendit në BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos të përmendur rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali. Me Forza Italia ne kemi ngritur një nisme parlamentare që i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Është përgjegjësia jonë politike dhe historike. Presim që kryeministri dhe Ministri i Jashtëm të ndërmarrin veprime të menjëhershme”, shkruan Carfagna.

mara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY