Negociatat, DW: Maqedonia e Veriut para Shqipërisë, kur bëhet zyrtar vendimi

Negociatat, DW: Maqedonia e Veriut para Shqipërisë, kur bëhet zyrtar vendimi

45
0
Shares

Në një shkrim të fundit të DW vijon të theksohet fakti që Maqedonia e Veriut do të jetë para nesh në procesin e hapjes së negociatave, ndërsa shqetësimi i Maqedonisë është Shqipëria, duke shfaqur hapur frikën për pengesë.

“Për Maqedoninë e Veriut parlamenti gjerman duket se ka tjetër mendim. Edhe deputetët e CDU/CSU-së, sipas qarqeve diplomatike dhe deputetëve në Bundestag, janë të mendimit se sidomos pas zgjidhjes së konflikteve me vendet fqinje, ajo e meriton çeljen e negociatave. Zyrtarisht kancelarja gjermane ende nuk e ka dhënë mendimin e saj. Javën e kaluar ajo raportoi në komisionin e Bashkimit Evropian se vendimi nuk mund të merret në qershor, por në shtator, për shkak të nevojës së harmonizimit të opinoneve brenda partisë së vet.

 Një shtyrje, që Maqedonisë së Veriut nuk i pëlqen aspak, pasi nuk dëshiron të bëhet peng  e Shqipërisë. Te enjten kancelarja gjermane priti në Berlin homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonis. Nikola Dimitrov. Biseda ishte konfidenciale, por pas takimit, Zaev ishte shprehur besimplotë se Maqedonia e Veriut do të hapte negociatat deri në fund të viti”,-shkruhet në artikull.

Për Shqipërinë, vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019. Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johann David Wadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Ëadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj  Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY