Bardhi thirrje për 21 Qershorin: Shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës

Bardhi thirrje për 21 Qershorin: Shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës

47
0
Shares

Sekretari i Partisë Demokratike ka rikujtuar dhe njëherë datën e protestës së opozitës, e kthyer tashmë në një lëvizje kombëtare që po bën rezistencë prej muajsh.

Gazmend Bardhi liston të gjitha arsyet pse duhen protestuar, duke kërkuar largimin e kryeministrit pasi sipas tij është koha për Shqipërinë e shqiptarëve.

Largimi i Edi Ramës si standardi minimal europian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, taksat dhe pasuritë publike të shqiptarëve është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’I garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme”,-shprehet ai.

DEKLARATA E GAZMEND BARDHIT 

Shqiptarët janë dëshmitarë se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild nuk janë një rast i shkëputur. Disa muaj më parë, investigimi i Zërit të Amerikës paralajmëroi shqiptarët sesa e thellë ishte gropa e krimit dhe e korrupsionit, në të cilën ishte futur Edi Rama, duke tërhequr me vete edhe Shqipërinë. Përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, edhe ato pjesë e dosjes 339, tregojnë se Edi Rama kontrollon gjithçka, nga rezultati i zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat, deri tek emërimi i policëve në burgje.

Nuk ka sot asnjë shqiptar apo mik të Shqipërisë që nuk e di se Edi Rama është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar. Nuk ka sot ansjë dyshim, se Edi Rama, si përgjegjës kryesor i krizës politike, kushtetuese, i krizës ekonomike dhe sociale në vend, si përgjegjës për mbylljen e derës së Europës dhe si rreziku më i madh për rikthimin e vizave për shqiptarët, duhet të largohet.

Largimi i Edi Ramës si standardi minimal europian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, taksat dhe pasuritë publike të shqiptarëve është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’I garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Me këtë qëllim, qytetarët do të bashkohen të premten e ardhshme, më 21 Qershor, si kurrë më parë në histori, për t’i treguar botës mbarë vendosmërinë e palëkundur se ne, shqiptarët, nuk heqim dorë nga aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!

Boll më me Shqipërinë që duan Edi Rama, një grusht pushtetarësh të korruptuar në palcë, një grusht kriminelësh dhe oligarkësh grabitqarë! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY