Gazetaret: Liri per Suelen!

Gazetaret: Liri per Suelen!

74
0
Shares

Gazetarja e njohur Anila Basha i është bashkuar emrave të gazetarëve të cilët e kanë konsideruar si padrejtësi arrestimin e Suela Mustës.

Sipas Bashës, vetë prejardhja e Mustës, si “një person e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare dhe bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.”

Gazetarja shprehet se Musta nuk mund të trajtohet si kriminele nga persona të cilët, sipas saj, e kanë ujkun para syve dhe bëjnë sikur vrapojnë pas gjurmëve.

Duke bërë një apel pë lirim të gazetares, me fjalët “Liri për Suelën”,- e përmbyll Basha shkrimin e saj, ndërsa thotë që shoqëria shqiptare i detyrohet një ndjesë asaj dhe babait të saj për vuajtjet e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.
As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.
Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.
Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë mveshur.
Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.
#LiripërSuelën#
Kursi i Gazetarise 1995-1999

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY