VIDEO/”Miliona euro në duart e kriminelëve”, Basha paralajmëron: Vendi po shkon drejt...

VIDEO/”Miliona euro në duart e kriminelëve”, Basha paralajmëron: Vendi po shkon drejt grushtit të shtetit

60
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarë për të folur rreth situatës politike të krijuar në vend.

Takimi ka nisur me një paralajmërim të fortë: “Këtë bashkëbisedim, – tha Basha, –  po e organizojmë në kushte të jastëzakonshme, kur Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Edi Rama me ndihmën e narkomafias.

Basha tha se kriminelët janë ata që po përcaktojnë zgjedhjet në vend dhe këta kriminele nuk dënohen, por nderohen dhe mbrohen. Arsyeja është sepse këta janë ortakë të Ramës dhe pushtetit të paligjshëm.

Basha përmendi dhe qëndrimin e Holandës,e cila është kundër vendimit për hapjen e negociatave. Basha theksoi se arsyeja kryesore lidhet me mungesën e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kjo është pengesa kryesore në rrugën e Shqiperise per anetarsimin ne Bashkimin Evropian. Rama e ka kthyer vendinin në eskportues të kanabisit. Kriza ekonomike po shkatërron dhe ato pak biznese që kanë mbetur. Qindra miliona euro në duar të kriminaleve”,-tha Basha.

LIVE

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 13 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY