Balla justifikon KQZ: Nëse do njihnin dekretin do ngarkoheshin me vepër penale

Balla justifikon KQZ: Nëse do njihnin dekretin do ngarkoheshin me vepër penale

41
0
Shares

Kanë nisur debatet e para në Parlament lidhur me vendimin e presidentit Meta për të çdekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Fjalën e mori Taulant Balla, ai që kishte bërë dhe kërkesën për të debatin në seancën e sotme parlamentare. Balla ka justifikuar dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tij, përsa i përket vendimit të KQZ për mos njohjen e dekretit të Presidentit, Balla tha se nëse KQZ don të pranonte të zbatonte dekretin, kjo e ngarkon atë me vepër penale e cila dënohet nga heqja nga vendi i punës me procedim penal.

Kreu i grupit parlementar i Partisë Socialiste ritheksoi qëndrimin e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor. Balla tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nuk ka për të ndodhur asnjë ç’dekretim për zgjedhjet, duke argumentuar se vendimi i Metës është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën.

“Me ligj Presidenti është jashtë procesit zgjedhor, sepse ai nuk ka asnjë lidhje as me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve as për ç’dekretimin e tyre. Kjo mund të bëhet vetëm përmes nevojave dhe pengesave ligjore dha snjëherë për nevoja apo pengesa politike. Vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit ndërkohë ç’dekretimi i tyre është një akt i paprecedentë. Dekreti i datës 10 Qershor nga Ilir Meta është jashtë çdo kriteri dhe kompetence”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY