Suksesi i radhës nga Dua Lipa, këngëtarja shumë shpejt kthehet në vendlindje

Ndaje

Këngëtarja e famshme Dua Lipa gjithmonë sjell vetëm lajme të mira. Pas disa çmimeve serioze dhe prestigjioze që mori, Dua ka arritur rekord të ri.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku zbulon se albumi i saj i parë me titull ‘Dua Lipa’, është një nga albumet më të suksesshme në botë, i cili ka thyer rekorde klikimesh në mënyrë globale. Albumi ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në të gjithë botën, ndërsa ‘Neë Rules’ dhe ‘IDGAF’ janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Por nga Dua gjërat e mira nuk mbarojnë me kaq. Ajo ka njoftuar se së shpejti do të jetë në Kosovë, në festivalin e njohur “Sunny Hill”, tashmë tradicional në Kosovë.

Nën organizimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit, festivali solli fytyra të njohura botërore në vendin tonë, për të performuar para qindra njerëzve që mblidhen për çdo vit në parkun e Gërmisë.

Dua Lipa  sapo e konfirmoi, duke publikuar në Instagramin e saj njoftimin, se biletat për “Sunny Hill” në Kosovë, tashmë janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë, ndonëse ende nuk është bërë i ditur programi i artistëve që performojnë këtë vit.

Ndërsa vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje