FOTO/”Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme”, Salianji nga Korça: Turpi i mbuloftë gjithë...

FOTO/”Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme”, Salianji nga Korça: Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës…

71
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji sërish këmbëngul se situata në Korçë është e vështirë dhe duhet me patjetër të shpallet situatë emergjente.

I ndodhur prej ditës së djeshme pranë banorëve që janë në qiell të hapur, pa shtëpi pas tërmeteve, Salianji shkruan se duhet dëmëshpërblimi i çdo prone të dëmtuar dhe përqëndrimi i burimeve në Bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqëndrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti!

Fëmijë të vegjēl, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flejnë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht.

Nuk është kërkesë për përfitim politik, ështē kerkese njerëzore përcveçse detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada por me përqëndrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaće, batanije dhe më shumë se keto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen!

Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve”,-shkruan Salianji duke e shoqëruar me foto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY