FOTO-GALERI/Tërmeti në Korçë iu shkatërroi shtëpitë, banorët në qiell të hapur

FOTO-GALERI/Tërmeti në Korçë iu shkatërroi shtëpitë, banorët në qiell të hapur

137
0
Shares

Banorët e zonës në Korçë janë duke kaluar një Bajram të vështirë, ku shumica prej tyre ndodhen në qiell të hapur dhe ende nuk kanë marrë asnjë lloj premtimi apo fjale nga qeveria.

Shembjet e banesave, si pasojë e lëkundjeve sizmike në Korçë, kanë lënë në qiell të hapur 230 banorë. Ministria e Mbrojtjes informon se zona e Floqit është më e dëmtuar nga kjo fatkeqësi.

Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, ndërsa janë strehuar në çadra kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile rreth 230 banorë.

Tërmetet dëmtuan rëndë shtëpitë e tyre. Prej dy ditësh banorët e Flloqit janë vendosur në çadra, por kushtet skandaloze sollën zhvendosjen e tyre drejt qendrave sociale.

Situata është emergjente, shtëpitë e rrënuara, banorët vuajnë në kushte skandaloze. Më poshtë ju tregojmë përmes fotove se çfarë i rrethon ata këto ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY