Ambasadori italian tregon 3 skenaret e Brukselit për Shqipërinë

Ambasadori italian tregon 3 skenaret e Brukselit për Shqipërinë

44
0
Shares

Ambasadori italian ka thënë së fundmi se ka 3 skenarë të mundshëm për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian: votimi në unanimitet për çeljen e negociatave, refuzimi, apo shtyrja e vendimit, pasi mes rekomandimit më 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër.

Ambasadori këto deklarata i bëri nga nga Shkodra, ku mori pjesë në një takim me të rinjtë duke folur për krizën politike dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha, pasi sjell ndryshimin e kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë këtë “një varr më të keq se gropa”, por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t’i bëj”., tha Cutillo.

Cutillo shtoi se nuk është sekret që Franca dhe Holanda janë zëra kundër. “Holanda po diskuton në Parlament heqjen e vizave për Shqipërinë. Te enjten mbahet kjo seancë dhe do e dimë të sigurt qëndrimin ndaj Shqipërisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY