Socialistët jo në një mendje, çfarë tha Balla sot në kundërshtim me...

Socialistët jo në një mendje, çfarë tha Balla sot në kundërshtim me Ramën

57
0
Shares
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Taulant Balla, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Edhe pse në raport-progresin, u hap drita jeshile për hapjen e negociatave,  Shqipëria ende duket shume larg kësaj endrre.

Kryeministri dhe qeveria e tij e kanë të vështirë të përcaktojnë kohën e saktë se kur vendi ynë do të arrijë të hapë negociatat. Për këtë, deputetët dhe ministrat e tij kanë mbajtur qendrime kontradiktore dhe të kundërta.

Kështu, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shprehur një qëndrim jolinear me atë të kryeministri Edi Rama për negociatat.

Gjatë një konferencë për mediat një ditë më parë, pas prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë në KE, Rama nuk tha me siguri nëse do të hapen negociatat brenda këtij viti. “Këshilli Europian është hapi i dytë. Dallimi është i qartë në hapin e parë, kriteret janë objektive. Në hapin e dytë gjykimi është politik dhe në këtë kohë të mbetur duhet bërë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik”, u shpreh kreu i qeverisë.

Balla, ndryshe nga shefi i tij politik, shprehet i bindur se votimi në KE do jetë unanim në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Në 2019 Shqipëria do hapë negociatat me be”, tha Balla këtë të enjte, nga foltorja e Kuvendit.

Të njëjtën siguri ka patur dhe ministri për Evropën, Gent Cakaj, i cili nepermjet nje deklarate për mediat ditën e sotme,u shpreh se brenda 2019, Shqipëria do të hapë negociatat. Kujt duhet ti besojmë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY