Grabitja e miliona eurove, zbardhen emrat e 4 të arrestuarve në Elbasan

Grabitja e miliona eurove, zbardhen emrat e 4 të arrestuarve në Elbasan

51
0
Shares

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar një ditë më parë në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill.

Mësohet se ata janë F. Beqiraj, A. Bengasi, R. Sula dhe Saimir Çela. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje.

Servisi është në pronësi të shtetasit me iniciale, G. SH., ndërsa i ishte dhënë me qira kohë më parë Klement Çalës, i cili është shpallur në kërkim dhe ishte miku i Admir Muratajt që mbeti i vrarë ditën e grabitjes, me të cilin dyshohet se kanë kryer edhe grabitjet e tjera.

Ata rane ne gjurmët e policisë, pasi kjo e fundit bazuar mbi dyshimet e krijuara pas verifikimeve, ushtroi kontrolle në dy servise në Elbasan dhe në Fushë Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY