4 të arrestuar për grabitjen, Rama inkurajon policinë: Provoni që rritet forca...

4 të arrestuar për grabitjen, Rama inkurajon policinë: Provoni që rritet forca juaj goditëse

28
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 4 personave të dyshuar si të perfshirë në grabitjen në Rinas.

Sipas Ramës, ky është një zhvillim inkurajues. Në një postim në Twitter, Rama tha se policia e Shtetit duhet të provojë çdo ditë se sa më shumë baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha e cilësoi arrestimin e tyre si një skenar i ngjashëm me atë të Fredi Alizotit, ku policia po kërkon për autorë të rremë të grabitjes në Rinas, pasi autorët e vërtetë janë larguar.

Postimi i plotë:

Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.

Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY