FOTO/Shqiptarja që po korr sukses në heshtje, shkruan tekstet e këngëve të...

FOTO/Shqiptarja që po korr sukses në heshtje, shkruan tekstet e këngëve të Ariana Grandes

68
0
Shares

Edhe pse shqiptaret e famshme nëpër botë tashmë janë shfaqur kudo, ka nga ato që arrijnë suksese dhe pa bërë shumë bujë. Ne mesin e tyre është edhe Njomza Vitia.

Njomza Vitia vjen nga Prishtina dhe për suksesin e saj ka raportuar edhe gjiganti mediatik “Billboard”. Për ata që nuk e dinë, Njomza është po ashtu mikeshë e ngushtë e këngëtares me famë mbarë botërore, Ariana Grande.

Njomza është bërë e njohur pikerisht prej këtij fakti. Ajo ka marrë pjesë edhe në kompozimin e këngës së Arianës dhe është gjithashtu ideatore e klipit të saj “Thank u, next”.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Grande publikoi listën e “Billboard” me “Hot 100”, ku në vend të parë renditej kënga e saj “7 Rings”.

Në falënderimin e bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore etiketon edhe llogarinë e Njomzës, me ç’rast ka bërë të ditur se shprehet falënderuese ndaj mikeshës për suksesin e arritur.

“Numri ynë i dytë, një debutim në tre muaj. I dua njerëzit me të cilët i punova këto këngë më shumë se sa që mund ta them me fjalë. Faleminderit të gjithëve për gjithçka. Jam përjetësisht mirënjohëse”, shkrunte Ariana Grande në Instagram.

Në një kërkim qe ne bëme, Njomza ka qene shumë e afërt me Ariana Granden e cila e ka vlerësuar gjithmonë për talentin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY