Deklarata e fortë e Kryemadhit: Edhe socialistët po përgatiten për zgjedhje parlamentare…

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Edhe socialistët po përgatiten për zgjedhje parlamentare…

60
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë sërish ditën e sotme një deklaratë të fortë. U bë e disata herë që Kryemadhi paralajmëron zgjedhjet parlamentare.

Pasi ka dalë nga selia e PD në përfundim të protestës së opozitës, ka deklaruar se vera do të nisë me zgjedhje parlamentare. Në një intervistë për mediat, Kryemadhi tha:

Parlamenti është funksional deri në momentin që ka 140 deputetë, por unë mendoj se nuk do të ketë 140 deputetë. Mazhoranca sot është “Shah mat”, sepse ka Dosjen 339 e cila është dosje me SHBA; ka dosjen 184, të cilën e ka fshehur për zgjedhjet dhe shumë probleme të tjera ,u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi thotë se nuk ka vend për dialog, por vetëm për zgjedhje të re.

Nëpër rrethe kanë filluar të hapen zyrat elektorale dhe socialistët po përgatiten, pavarësisht se po bëjnë si të fortë. Vera do të hapet me zgjedhje parlamentare, jo me zgjedhje lokale. Elementet brenda Grupit parlamentar të PD në një moment do ta çojnë Ramën në këtë pikë”, theksoi Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY