Ruçi me plan për të djegur opozitën, mësohet lëvizja e radhës nga...

Ruçi me plan për të djegur opozitën, mësohet lëvizja e radhës nga PD

176
0
Shares

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi bëri lëvizjen e papritur ditën e sotme, për të zhvendosur seancën parlamentare këtë të martë, duke pretenduar se kështu do të digjnin planin e opozitës për protestën para parlamentit.

Por, opozita është treguar e shpejtë dhe ka vendosur të vijë me një plan të ri. Mësohet se Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për organizimin e një proteste gjatë ditës sotme në orën 16.30 para selisë së parlamentit në Tiranë.

BNdryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën parlamentare për ditën e enjte.

Kujtojmë se opozita doli me vendim unanim për të zhvilluar protesta çdo të enjte para parlamentit, për të bllokuar kështu punimet, në atë që opozita e quan parlamentin e kriminelëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY