VIDEO/Basha detyron Ruçin: Mbaj qetësi, ose do e mbaj unë! Ka një...

VIDEO/Basha detyron Ruçin: Mbaj qetësi, ose do e mbaj unë! Ka një apel për mazhorancën

329
0
Shares

Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, ku po argumenton pse vettingu në politikë është i rëndësishëm.

Në momentet kur Basha filloi të fliste, salla nuk po e dëgjonte dhe Basha u detyrua të ndërpriste fjalën duke detyruar kreun e Kuvendit të mbante qetësi.

‘Gramoz Ruçi mbaj qetësi dhe llogarit kohën. Do mbash qetësi apo të mbaj unë?’ iu drejtua ai.

Menjeherë ai respektoi kërkesën e drejtë të Bashës, ndonëse për disa minuta u ndërprye fjala.

Basha nga foltorja ka folur për të gjithë politikanë të cilët janë të lidhur me krimin. Duke kujtuar, Vangjush Dakon, Erion Veliajn, ai dha mesazhin që pa këtë masë të propozuar nga PD nuk do të ketë drejtësi, vetëm nëse do të ndahet politika nga krimi, do të ketë zgjidhje.

Sipas tij, mazhoranca refuzon propozimin për vettingun në politikë, për një arsye të thjeshtë, sepse nuk duan ti japin fund karrierës së tyre.

Të bashkohen me ne, për të votuar amandementet kushtetuese për të votuar këtë propozim sot me kusht që të marrin dhe rekomandimet e komisionit të Venecias’, ishte apeli i Bashës në mbyllje në fjalës.

LIVE – Nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 21 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY