Mbyllet protesta për këtë vit, studentët nuk dorëzohen: Rikthehemi në janar

Mbyllet protesta për këtë vit, studentët nuk dorëzohen: Rikthehemi në janar

65
0
Shares

Largohen por jo të dorëzuar. Studentët kanë mbyllur protestën pas 17 ditësh intesive ku kanë kërkuar plotësimin e kushteve të tyre.

Ata kanë vendosur të bëjnë një shkëputje, për të rinisur sërish në datën 7 janar, kur nis zyrtarisht mësimi në auditore.

Këtë vendim, studentët e kanë paralajmëruar edhe gjatë protestave të këtyre ditëve, duke thënë se asgjë nuk do të mbyllet me kaq.

Studentët i qëndrojnë deri në fund të drejtave të tyre ku nuk kanë munguar as paralajmërimet se kjo mund të shkojë deri në grevë urie.

Protestat ishin masive, me pjesëmarrjen dhe të qytetarëve, plot energji dhe revoltë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka tentuar qe përmes ‘dialogjeve’ të tij, të qetësojë tonet, por kjo nuk ka mjaftuar për studentët, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

Kërkesat:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY