FOTO/’Kur do flasim?’, ja sa larg dialogut është Kryeministri Rama

FOTO/’Kur do flasim?’, ja sa larg dialogut është Kryeministri Rama

847
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ideja për dialog me studentët, si të vetmen zgjidhje që u ofron atyre.

Studentët ndodhen në ditën e 12 të protestës, ndërkohë që kryeministri ditë për ditë këmbëngul në dialog, të cilin ai nuk e ka quajtur marrëveshje, as negociata por vetëm bisedim.

Për këtë gjë, kryeministri ka menduar të shfrytëzojë të gjitha aplikacionet në rrjet, nga ku adreson thirrje për dialog, ku jo në pak raste është përdorur dhe për meme.

Së fundmi, ka përdorur Instagramin, ku ç’është e vërteta, ka qënë aktiv. Mesa duket e kuptuar qartë se ai aplikacion është në fakt më popullori tek të rinjtë. Kryeministri gjithmonë funksionon me strategji dhe për të arritur të rinjtë, duhet të shfaqet kudo ku ata janë të pranishëm.

Përmes dy postime të tij,Rama prapë flet për dialog dhe sjell këtu dhe shembuj nga bota për të treguar që dialogu është zgjidhja. Edhe pse studentët janë shprehur se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, pasi kërkesat janë lehtësisht të plotësueshme.

Ja çfarë poston Rama në rrjetet sociale:

https://www.instagram.com/p/BrccMrcASFW/?utm_source=ig_embed

‘Kur do flasim’ është kthyer tashmë në një nga tog fjalëshat me ‘in’ të momentit, ku çdo faqe në rrjetet sociale e përdor për të ironizuar në postime të ndryshme.

Madje dhe njerëz të thjeshtë, postojnë foto me këtë shprehje duke iu referuar situatave të ndryshme dhe gjithshtu fjala ‘dialog’ duket të jetë një ndër më të përdorurat dhe të shkruarat.

Një prej tyre po e sjellim tani, pasi është tejet aktuale dhe është një përgjigje për pyetjen e famshme të kryeministrit tonë i cili kërkon dialog.

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY